LajmeMaqedoniTopLajm

Sali: Nuk ka nevojë për masa të reja, mbetën në fuqi të njëjtat

Ministri i Shëndetësisë komentoi sot thirrjen e djeshme që ai ua bëri disa profesorëve nëpërmjet rrjetit social, duke nënvizuar se nuk ekziston ndonjë protokoll për ftesat. Sipas tij nuk ka rëndësi mënyra e ftesës.

“Gjatë kësaj dite deshëm ta shfrytëzojmë të flasim për gjëra pozitive, të nesërmen e lamë që të flasim për Komisionin. Megjithatë, ftesa është publike deri tek të gjithë ekspertët, ndërsa dje përmes një postimi në FB, në mënyrë të drejtpërdrejtë iu bëra thirrje tre profesorëve eminent. Në këtë moment,  në gjendje të pandemis nuk duhet të merremi me mënyrën e ftesës, por t’ë kemi një qasje pozitive ndaj ftesës”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Sali i pyetur rreth masave të reja eventuale, u shpreh i prerë se nuk do të ketë masa të reja.

“Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja, vazhdojmë me masat që janë në fuqi aktualisht”, u përgjigj Sali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close