LajmeMaqedoniTopLajm

Sali komenton takimin Kurti-Ahmeti ku nuk mori pjesë ai: Ishte politike, e kuptova nga mediat!

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka bërë të ditur se nuk ka qenë i informuar për vizitën e kreut dhe funksionarëve të BDI-së në Prishtinë me kabinetin qeveritar të Kosovës, ku mes tjerash u kumtua se është folur edhe për largimin e masave në kufij.

“Vizita ka qenë më shumë politike, se sa në nivel ekspertësh”, tha Sali duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Shton se për temën për të cilën është diskutuar, siç është largimi i masave në kufij, ka “kuptuar nga mediat”.

Ndërkaq sa i takon masave në kufij të cilat janë vendosur nga pala e Kosovës, Sali thotë se “vazhdon të ketë komunikim me ministrin e Kosovës”.

Shton se nuk ka parakusht për largimin e tyre.

Por, asnjë detaj nuk është kumtuar nga BDI dhe as nga Qeveria e Kosovës se çfarë realisht është biseduar në takim dhe cili ka qenë përfundimi për masat në kufij – do të hiqen apo do të vazhdohen pas 4 shkurtit, pasi deri në këtë datë janë në fuqi masat me të cilat parashihet që hyrja në Kosovë të bëhet vetëm me tre doza të vaksinës ose me dy doza dhe test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close