LajmeMaqedoniTopLajm

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

Me vendim të KRRE-së nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shtrenjtohen për 1, gjegjësisht gjysmë denari.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,01 % në raport me vendimin e datës 24.1.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.
Nga data 1.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 71,50 (denarë/litër)

Related Articles

Back to top button
Close
Close