KulturëLajmeRajon

Sahat Kulla e Prishtinës do të restaurohet – komuna investon 70 mijë euro, UNDP-ja 50 mijë

(Ekonomia Online) – Komuna e Prishtinës dhe UNDP-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, tha se synimi i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe se do të investohet edhe më tej në projekte të tilla.

“Jam e nderuar që gjendem në një vend kaq të rëndësishëm. Ju përgëzojë për punën dhe bashkëpunimin për restaurimin e Sahat Kullës. Ky projekt ka synim ruajtjen e trashëgimisë dhe do të bëhen edhe restaurime të tjera në pjesë të Kosovës. E di që Sahat Kulla përfaqëson histori dhe kulturë për Prishtinën, është shembull i arkitekturës dhe duhet ta kuptojmë se sa e rëndësishme është ruajtja e këtyre objekteve. Jam e lumtur që po kontribuojmë në këtë projekt”, tha Suokko.,

Drejtori i Kulturës në komunë e Prishtinës, Adrian Berisha tha se ky projekt do të kushtojë 120 mijë euro, ku 70 mijë janë investim nga komuna dhe 50 mijë nga UNDP-ja, raporton EO.

“Me fol për Sahat Kullën kam shumë për të thënë por më në fund po shohim Sahat Kullë që po fillojnë me i funksionuar akrepat e saj. Projekti financohet në vlerën 120 mijë euro, dhe vlera që e marrim nga komuna është 70 mijë euro të tjerat nga UNDP-ja”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close