BotaLajme

Zjarret përvëlojnë Turqinë, flakët pranë resorteve në Antalya

Vatra të mëdha zjarri kanë djegur dhjetëra shtëpi dhe sipërfaqe të mëdha me pyje në rajonin jugor të Manavgat.

Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha dhe qindra zjarrfikës dhe helikopterë janë angazhuar për fikjen e tij. Dëmet janë kolosalë, ndërkohë që deri tani raportohet për një të vdekur në veri të Manavgatit, zona më e prekur nga zjarret.

Autoritetet evakuuan 18 fshatra në Antalia ndërsa 16 fshatra të tjerë u evakuuan në krahinat fqinje të Adana dhe Mersin.

Dhjetëra njerëz janë dërguar në spital për probleme më frymëmarrjen dhe flakët kanë mbërritur në pranë resorteve turistike në Antalya.

     

Related Articles

Back to top button
Close
Close