LajmeMaqedoniTopLajm

Skandaloze, drejtori i Agjencisë për të Drejtat e Komuniteteve në RMV glorifikon Ratko Mlladiqin

Aktivistja për të drejtat e nejriut, Mersiha Smailoviq, ka reaguar ndaj një publikimi që është shpërndarë nga drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, dhe që përmban përmbajtje glorifikuese ndaj figurave çetnike dhe ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq i njohur si “Kasapi i Ballkanit” për krimet e kryera, transmeton Portalb.mk.

Smailoviq ngre pikëpyetje për rolin e Kitanoviqit në një institucion që, sipas saj, është krijuar për të avancuar dhe mbrojtur të drejtat e boshnjakëve, turqve, shqiptarëve, romëve dhe komuniteteve të tjera, si dhe për të kontribuar në besimin dhe barazinë ndëretnike.

„Por imagjinoni, pikërisht ai, gjatë orarit të punës, publikisht shpërndan përmbajtje që madhëron çetnikët historikë, por edhe me nderimet më të mëdha e glorifikon Ratko Mlladiqin, të dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime të tjera ndërkombëtare“, shkruan Smailoviq.

Ajo u drejtohet ministrit Bekim Sali dhe kryeministrit Hristijan Mickoski me pyetjen se çfarë të drejtash po avancon në të vërtetë një zyrtar i tillë dhe çfarë mesazhi u dërgohet komuniteteve që institucioni duhet t’i mbrojë.

„Çfarë të drejtash po avancon në të vërtetë ai dhe çfarë mesazhi u dërgon komuniteteve që duhet t’i mbrojë? Se na dëshiron zhdukjen, gjenocidin…..?!?!?!“, shkruan ajo.

Smailoviq ngre gjithashtu shqetësimin se si punonjësit e Agjencisë, pjesëtarë të komuniteteve që institucioni ka për detyrë t’i mbrojë, mund të ndihen të sigurt në vendin e punës në një situatë të tillë.

„Dhe si do të shkojnë nesër në punë punonjësit e tij, pjesëtarë pikërisht të këtyre komuniteteve, pa frikë dhe do të ndajnë të njëjtën zyrë me të, kur e dinë se drejtori i tyre është dikush që dëshiron që ata të mos ekzistojnë?!?!“, thekson Smailoviq.

Sipas saj, çështja nuk duhet të trajtohet vetëm si qëndrim personal i një individi, por si çështje e përgjegjësisë institucionale, besimit dhe sigurisë.

„Kjo nuk është vetëm një qëndrim personal. Kjo është çështje e përgjegjësisë institucionale, besimit dhe sigurisë“, shkruan ajo.

Në fund, Smailoviq kërkon reagim nga institucionet, duke theksuar se përgjegjësia është si e Qeverisë, ashtu edhe e Prokurorisë Publike.

„Qeveria është në lëvizje, e padyshim edhe Prokuroria Publike!!!“, përfundon reagimin e saj Smailoviq.

Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Apeli i tij u refuzua në vitin 2021.

Reagimi i Smailoviqit vjen pikërisht në kohën në opinion janë ngritur kritika edhe ndaj politikave dhe qëndrimeve të Ivan Stoilkoviqit, i njohur për afërsinë e tij me narrativën e së ashtuquajturës „Botë Serbe“.

Gjenocidin e Srebrenicës, në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale e quajti “Diznilend nekrofil”, në periudhën kur ishte deputet në Kuvend.

“Diznilendi nekrofilik “Srebrenica”… ”, tha Stoillkoviq.

Ndaj tij, dy subjekte boshnjake të vendit, Bashkimi Demokratik Boshnjak dhe shoqata e Këshillit Nacional Boshnjak kanë ngritur kallëzim penal për mohimin dhe talljen e gjenocidit në Srebrenicë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close