
Kryetari i degës së LB në komunën e Bogovinës, Fatmir Sabriu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se asnjë nga anëtarët e Lëvozjes Besa në komunën e Bogovinës nuk ka kaluar në asnjë parti tjetër dhe se dega e LB në këtë komunë është më e unifikuar se kurë, shkruan Top24
Reagimi plotë:
Frika nga humbja e pushtetit ka shqetësuar shumë pseudo gazetar të cilët menaxhojnë me portale të cilat nuk shërbejnë për informim të drejtë dhe të saktë, por për plotësim dëshirash dhe bërje qejfi politikanëve që mbajnë pushtetin sot e 20 vite.
Ditëve të fundit lexuam lajme të rrejshme dhe tendencioze të gatuara në kuzhina të pushtetit se kinse struktura të Lëvizjes Besa në degën e Bogovinës kanë kaluar në parti tjetër duke u thirur në një foto të publikuar nga udhëheqësi i kësaj partiçke duke pirë kafe rasti me 2 ose 3 persona të cilët janë banorë të Komunës së Bogovinës. Skemi asnjë dyshim se njerëzit e rëndomtë kanë të drejtën që të ulen dhe të ndëgjojnë çdo udhëheqës politik dhe më pas të vlerësojnë se vizioni dhe veprimet e cilit udhëheqës apo subjekti politik janë në dobi të vendit dhe shoqërisë, mirëpo është e ulët dhe tepër naive tentantiva që takime të tilla rasti të shfrytëzohen për keqpërdorime të tilla politike.
Ne kuptojmë shqetësimin e politikanëve që vodhën gjithçka çka i takon popullit për të pasuruar veten dhe familjet e tyre, si dhe tentativat e tyre për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetën përmes pseudo gazetarëve dhe portaleve që gjithçka mund ti quash mirëpo vetëm transmetues të informacionit deri te qytetari në mënyrë të drejtë dhe të saktë nuk mund ti quash, mirëpo nuk i kuptojmë dot këta udhëheqës të cilët dolën nga subjekti i tyre politik i cili i promovoi, i ngriti dhe ju dha gjithçka çka kanë në CV-në e tyre profesionale se çfarë ju duhet që të manipulojnë me opinionin publik dhe të shfrytëzojnë portalet që janë në shërbim të BDI-së për të sulmuar një parti opozitare kur vetë thiren se janë për ndryshim dhe luftë të pa kushtëzuar kundër krimit dhe korrupsionit? Kjo nuk dëshmon gjë tjetër veç faktit se janë marionetë e BDI-së dhe luajnë vetëm rolin çka dikush tjetër u’a ka caktuar.
Mos shqetësoheni se Dega e Lëvizjes Besa në Bogovinë është më e fortë dhe më e unifikuar se asnjëherë më parë dhe një gjë të tillë do ta dëshmon koha dhe proçesi zgjedhor, që sot e dëshmon edhe kjo fotografi nga mbledhja e rregullt e degës. Demantojmë çdo lajm të rrejshëm se struktura të kësaj dege kanë kaluar në ndonjë subjekt tjetër politik si dhe kërkojmë nga të gjitha portalet të cilat ditë më parë manipuluan me opinionin publik që në të ardhmen të ushtrojnë profesionin e gazetarisë me dinjitet dhe integritet në interes të opinionin publik.



