LajmeMaqedoniTopLajm

RVM, një delegacion i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev sot do të vizitojë selinë e NATO-s në Bruksel

Një delegacion i Maqedonisë së Veriut, i përberë nga Kryeministri Zoran Zaev, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Bruksel. Në selinë e NATO-s, delegacioni i vendit, do të zhvillojnë  takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në orët e pasdites pritet që Zaev dhe Stoltenberg të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Më 27 Mars, Republika e Maqedonisë Veriore zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

LEXO: Anëtarësimi në NATO paraqet tejkalim të pengesave për RMV-në (VIDEO)

Related Articles

Back to top button
Close
Close