BotaLajme

Rusia i kërkoi diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi para se të nisë sulmet, reagon Tirana zyrtare: Nuk e tërheqim ambasadorin, shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Pasi Rusia i kërkoi diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë”, u shpreh ministri Hoxha në X.

Related Articles

Back to top button
Close
Close