BotaLajme

Rubio për planin e Trump: Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio thotë se zhvendosja e popullsisë së Gazës do të ishte vetëm e përkohshme, sipas planit të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në një udhëtim në Guatemalë, Marco Rubio tha se plani i Trump nuk ishte armiqësor, por një lëvizje bujare, duke treguar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e Gazës.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha për gazetarët se Presidenti Trump ishte i përkushtuar për të rindërtuar Gazën dhe për të zhvendosur përkohësisht banorët e saj gjatë procesit të rindërtimit.

Propozimi i Presidentit Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara nxiti reagime të ashpra në mbarë botën.

Detajet se si do të zbatohej ky propozim ishin të paqarta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close