
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22% në raport me vendimin e datës 25.3.2022, transmeton Alsat.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të naftës EURODIZEL (D-E V) rriten për 1,50 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 83,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 85,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E v) është 87,50 denarë/litër.



