LajmeSport

Ronaldo, sulm i bujshëm nga Anglia: Nuk e kam prishur fare gjumin për të…

Erik ten Hag është më shumë se trajneri i Manchester United. Ai është trajneri që mori përsipër “gushtin e shtetit”, të konsideronte Cristiano Ronaldon dhe kapitenin Harry Maguire jashtë projektit në “Old Trafford”.

Zgjedhje të rëndësishme dhe të rrezikshme, të cilat deri më tani nuk kishte dashur t’i komentonte. Pas suksesit në “Carabao Cup” ndaj Newcastle, trofeu i parë i fituar nga “Djajtë e Kuq” në 6 vitet e fundit, ai vendosi të thyejë heshtjen, duke dhënë një intervistë me “Daily Mail”.

“Sigurisht që unë gjithmonë mendoj kur marr vendime të rëndësishme. E konsideroj ndikimin që mund të kenë, jo vetëm në afat të shkurtër, por edhe afatgjatë. Është pjesë e punës sime, – filloi ten Hag, i cili më pas shtoi:

– E dija që nëse nuk do të mundnim Liverpool-in (2-1) do të kishte reagime që iu atribuoheshin zgjedhjeve të mia, por nuk u shqetësova. Flija mirë edhe ato netë. Jo, nuk e kam prishur fare gjumin për këtë”.

Me gjithë respektin e duhur për Ronaldon, pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili përfundimisht u largua për në Arabinë Saudite, apo uljen në stol të kapitenit Maguire, Bruno Fernandes, Rashford dhe mbi të gjitha Casemiro shpërthyen.

Ten Hag i përkeqësoi gjërat duke folur për mungesë disipline në dhomën e zhveshjes në momentin e mbërritjes së tij (“nuk ishte aty dhe nuk duhet të gënjej për këtë”), duke shpjeguar: “Aty ku nuk kishte rregulla, ndaj lindte konfuzioni. Ndodh kudo në botën e punës.

Në fushë mund të shihej mungesa e rregullave. Nuk ka rëndësi të kesh lojtarë që fitojnë gjithmonë ose lojtarë që humbasin, por lojtarë të përulur dhe bashkëpunues në dhomat e zhveshjes, që marrin përgjegjësi kur janë në fushë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close