LajmeSport

Fitore “alla” Mourinho, Juve bie në kryeqytet, por Allegri nuk dorëzohet: Po bëjmë gjëra të mëdha (VIDEO)

Roma bën të madhen përballë Juves, thyen “Zonjën e Vjetër” në kryeqytet duke marrë një tre pikësh me shumë peshë që i jep vendin e katërt në Serie A, parakalojnë Milan fal golavarazhit më të mirë. Torinezët bien në momentin e tyre më të mirë, kjo humbje “djeg” jo pak pasi ky ishte një 90-minutësh ku thjesht ishin të pafat, goditën tre herë shtyllën, ushtruan presion të lartë në zonën e Romës, por në fund ai që beri diferencën ishte Gianluca Mancini me një gol shumë të bukur në minutën e 53-të dhe një lojë “alla Mourinho”. Fundi i sfidës solli dhe një episod të veçantë, Kean u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 40 sekondash lojë, për një shkelm ndaj Mancini-t. Ky ishte kartoni i dytë i kuq më i shpejtë në Serie A. Juve pëson humbjen e parë pas 4 fitoresh radhazi duke bërë një frenim të fortë në garën e tyre për një vend në Evropë, për momentin ndodhen në vendin e tetë në kuotën e 35 pikëve.

Pavarësisht humbjes, Allegri bën thirrje për qetësi: “Djemtë duhet të jenë të qetë, ne kemi bërë 50 pikë deri më tani. Sigurisht kjo ishte një ndeshje që mund të na afronte me Atalanta-n dhe të qëndronim 9 pikë larg Romës, por ky është futbolli, e vërteta është që djemtë po bëjnë gjëra fantastike”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

 

Jose Mourinho nuk e fsheh lumturinë për këtë fitore, por në mendjen e teknikut portugez vijon të jetë e freskët disfata përballë Cremonese: “Sigurisht që jam i lumtur, por nuk e kam përtypur ende atë humbje përballë Cremonese. Sot fituam pasi djemtë dhanë gjithçka, theksoi ndër të tjera Mourinho pas ndeshjes.

 

Corriere

“Alla Mourinho”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport: E nis ndeshjen pa sulmues, shënon me Mancini-n, mbronin me Tammy dhe Belotti”, shton ndër të tjera e përditshmja italiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close