LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (VLEN), të cilën shërbejnë në qeverinë e këtij shteti.

Ai vlerësoi se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka si instrument politik koalicionin VLEN.

“Në Qeverinë e parë kishin 6 Ministra shqiptarë. Tashmë është vetëm një shqiptar. Mickoski me veprime thotë se shqiptarëve ua kam treguar vendin. Mickoski e ka instrument poltik VLEN-in, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri më shumë duken si dekor”, ka deklaruar Arben Taravari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Taravari i kujton edhe arsyet e largimit nga qeveria.

“Me bashkëngjitjen e Aleancës për Shqiptarët është bërë VLEN-i. Kauza jonë kryesore për 10 vite sa ishin në opozitë ishte që Bashkimin Demokratik për Integrim, duhet të shkonte në opozite. Ne së bashku me tre partitë e tjera e sollën ndryshimin në vitin 2024. Ne e bëmë ndryshimin duke e ofruar Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, por më pas ndryshoi qasja e qeverisë dhe ne u larguam”, ka thënë Arben Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close