LajmeMaqedoni

Rokas: Partitë politike mos të lejojnë të humbin 4.2 milionë euro

Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë mundësinë për përfitimin e 4.2 milionë eurove në kuadër të agjendës reformuese, nëse nuk arrihet konsensus politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Afati për miratimin e këtyre ndryshimeve po afrohet, ndërsa partitë politike ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për disa çështje kyçe, përfshirë modelin zgjedhor, votimin elektronik të diasporës dhe financimin e fushatave mediatike. Për këtë arsye, ndryshimet vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kuvend. Lidhur më këtë, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas tha se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti pasi që ende ka hapësirë për marrëveshje dhe presin që partitë të arrijnë konsensus në ditët në vijim dhe shpreson që ky konsensus të arihet.

Michalis Rokas, Ambasadori i BE-së

“Ne vërtet shpresojmë që edhe sot dhe edhe nesër të mund të arrihet konsensusi. E kuptoj se koordinatorët e partive takohen çdo ditë dhe shpresoj që ky hap të realizohet. Siç e dini, tashmë është thënë publikisht se me këtë janë kursyer 4.2 milionë euro, gjë që është në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Prandaj, shpresoj që deri në fund të ditës së nesërme të arrihet konsensusi.”

Ndërkaq, i pyetur lidhur me rastin e projektit të kanalizimit në Kërçovë, për të cilin u shpenzuan mjetet, por që projekti ende nuk është realizuar, dhe nëse për këtë çështje ka hetim nga Bashkimi Evropian, ai tha se situata po ndiqet nga afër, pasiqë ka ca probleme dhe në rast se nuk arihet të zgjidhet ky problem do të jenë të detyruar të kalojnë në fondet e rimëkëmbjes.

Michalis Rokas, Ambasadori i BE-së

“Fondet e BE-së nuk jepen vetëm pasi një projekt të përfundojë, por ne gjithashtu monitorojmë nëse ai është zbatuar siç duhet. Është e vërtetë që kemi disa probleme. E kuptoj gjithashtu se kontraktori ka falimentuar, prandaj po e ndjekim këtë çështje nga afër. I kam kërkuar kryetarit të komunës që të më sjellë të gjitha informacionet dhe detajet që janë në dijeninë e tij, sepse nëse nuk arrijmë ta zgjidhim këtë problem, do të detyrohemi në rikthimin e fondeve. Megjithatë, shpresoj që të mos arrijmë deri në atë pikë, sepse ky projekt, i cili është shumë i rëndësishëm për Kërçovën, duhet të përfundojë”.

Ndërkaq kujtojmë se rrjeti i kanalizimit nga Zajazi në Drugovë duhet të përfundonte në vitin 2024 dhe ishte i financuar me mjete të BE-së, megjithatë punimet ngecën për shkak se kompania dhe banka nga Azerbajxhani të cilat kishin tenderin bankrotuan dhe gjithçka u bllokua.

Related Articles

Back to top button
Close
Close