LajmeMaqedoni

Klekovski: Përparësi e ministrisë së shëndetësisë, zhvillimi i spitaleve rajonale

Ministria e Shëndetësisë edhe zyrtarisht do të ketë udhëheqës të ri. Ministri i deritanishëm Azir Aliu, ja dorëzoi detyrën pasardhësit të tij Sasho Klekovskit. Ndërkohë, ky i fundit mbajti sot brifingun me gazetarë për punën e tij dy vjeçare në Fondin Shëndetësor, në të cilin tregoi për projektet e realizuara, ato që ja lë që t’i vazhdoj drejtori i ardhshëm dhe projektet që nuk kanë mundur t’i realizojnë.

I pyetur nga gazetarët se cilat do të jenë prioritetet e tij si ministër i Shëndetësisë dhe a do të mbetet ndërtimi i Qendrës Klinike prioritet edhe i kësaj udhëheqje të dikasterit të Shëndetësisë, Klekovski u përgjigj se funksionin që e bartin nuk është personal por publike, kështu që prioritetet e Qeverisë bëhen edhe prioritetet e tij.

Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë

“Këto nuk janë funksione personale, janë funksione shtetërore publike. Ne kemi program të Qeverisë dhe punojmë sipas programit. Çdo muaj dorëzojmë raport të punës tonë. Komenti im për prioritetet është se unë si drejtor i Fondit isha i fokusuar në portofolin e e Fondit dhe jo të Ministrisë, ku ka lloje të ndryshme të projekteve, përfshirë edhe projekte kapitale. Mund ta përsëris se fokusi i Qeverisë do të jetë rajonalizimi në Shtip, Tetovë, Kërçovë dhe Qendra Klinike”.

Ndërkohë, për parkingun e Qendrës aktuale Klinike, ai kërkoi kohë që të informohet se ku ka arritur procesi.

 Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë

“Çështjen e  parkingut në Qendrën Klinike tashmë e ka marrë Qyteti i Shkupit sepse menaxhimi i parkingjeve është i Qytetit dhe ekziston marrëveshje mes Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike kështu që pres që ata të veprojnë. Por, do më jepni kohë disa ditë që të informohem për përmbajtjen e punës së Ministrisë së Shëndetësisë për këto projekte që të mos përgjigjem i pa informuar mirë”.

Pasi Klekovski nga posti i Drejtorit të Fondit Shëndetësor kalon në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, funksioni i drejtorit të Fondit do të plotësohet nga Zllatko Perinski, i cili deri tani ka qenë ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close