LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, për shkak të valës së të nxehtit, qeveria rekomandoi që të moshuarit dhe gratë shtatzëna të lirohen nga puna

I gjithë territori i Republikës së Maqedonisë në pesë ditët e ardhshme do të preket nga temperaturat e larta (nga 29.07-01.08.2021-e enjte deri të dielën) dhe do të futet në fazën portokalltë dhe për këtë arsye vlejnë rekomandimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, për zvogëlimin e rreziqeve nga temperaturat e larta për personat që ndodhen në ambient të hapur, në shtëpi, në punë, rreth liqeneve, lumenjve dhe pishinave ose në male, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë sipas informacioneve të marrë nga meteo-alarmi i Entit për Punës Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Siç shprehen nga MSh, sipas informacionve të EPH-së duke filluar nga e enjtja (29 korrik 2021), gjashtë rajonet e Republikës – Shkupit, Osogovë-Maleshevë, në jug të Vardarit, Pellagonisë dhe Ohrit-Prespës do të hyjnë në fazën portokalli, gjatë së cilës situata e Vala e nxehtësisë fillon të jetë e vlefshme në të gjithë territorin e Republikës, dhe në përputhje me rekomandimet përkatëse të Qeverisë nga e enjtja deri të dielën (29.07-01.08.2021) janë të vlefshme rekomandimet e mëposhtme:

Lirim nga puna e grupeve më të rrezikuara të popullatës, siç jan[ – gratë shtatzëna edhe personat mbi 60 vjeç.

Në institucionet për kujdesin ndaj fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët në ambient të jashtëm në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për personat e moshuar, të vetmuar, të dobët dhe të pastrehët.

Duke pasur parasysh faktin se disa prodhime të rrezikshme dhe procese teknologjike mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për veprim në përputhje me rregulloret ligjore në këtë fushë.

Ndërkohë, siipas informacioneve të marra, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi:

Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike, të ndjekin rekomandimet.

Në të njëjtën kohë, qeveria rekomandon që sektori privat ta organizojë orarin e punës me qëllim që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi direkt i diellit, duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Qeveria ka vendosur që kjo masë të zgjasë për 4 ditë, deri në vendimin e mëtejshëm. Qeveria dhe autoritetet kompetente po monitorojnë nga afër situatën dhe nëse është e nevojshme, do të merren masa në përputhje me Planin aksional për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit mbi popullatën e Republikës së Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, orari i punës i kopshteve duhet të organizohet në periudhën nga ora 7 deri në orën 17. Kopshtet nuk duhet të praktikojnë aktivitet fizik dhe të mos i ekspozojnë fëmijët në ambient të hapur pas orës 11.

Qeveria rreshtohet në qëndrimin që të gjithë personat juridikë që kryejnë veprimtari në ambient të hapur duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre në periudhën nga ora 11 deri në ora 17. Kjo veçanërisht iu referohet punëtorëve të ndërtimit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë popullatën se gjatë gjithë periudhës së verës duhet t’i respektojë masat e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, siç janë:

Gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta, të qëndrojnë më shumë brenda (sidomos me ajër të kondicionuar), ndërsa gjatë nevojës për të qëndruar jashtë gjatë kësaj periudhe, të gjenden mundësi për pushim më të shpeshtë nën hije.

Të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, të vendosen syze dhe kapelë dhe të përdoret krem ​​mbrojtës nga dielli me faktor të lartë mbrojtjeje.

Të hahet më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe më pak ushqime yndyrore.

Të puhen më shumë lëngje, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë, ndërsa të shmangen pijet alkoolike.

Gjatë hyrjes në automjet, i njëjti të ventilohet për një periudhë të caktuar.

Të sëmurët kronikë të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, vlejnë rekomandimet:

Larja e detyrueshme e produkteve bujqësore dhe të kopshtit (perimeve dhe frutave të freskëta) para përdorimit të tyre.

Përgatitja termike e ushqimit dhe konsumi i tij në kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, futeni ushqimin e përgatitur në frigorifer në + 4 gradë Celsius, ndërsa para përdorimit, ngroheni atë në + 100 gradë Celsius.

Shmangni produktet që nuk janë të përpunuara termikisht si majoneza nga vezët shtëpiake, kurse me kujdes të konsumohen akullore dhe kremëra të ndryshëm.

Ministria e Shëndetësisë informon se institucionet shëndetësore janë të gatshme me një numër të mjaftueshëm të kapaciteteve (njerëzore, hapësinore) dhe terapi të barnave për trajtimin e mundshëm të ndonjë numri të shtuar të persona e me efekte të dëmshme në shëndet nga temperaturat e larta.

Gjithashtu, nëse është e nevojshme dhe në baza ditore, Komisioni për monitorimin e efekteve nga temperaturat e larta në Ministrinë e Shëndetësisë do të propozojë masa dhe aktivitete për të minimizuar këto rreziqe, veçanërisht për kategorinë më të prekshme të qytetarëve në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close