LajmeMaqedoniTopLajm

Mediat maqedonase; Ali Ahmeti dy herë uroi kosovarët në garat olimpike asnjë fjalë për Georgivskin

Portali Maqedonas, MKD ka shkrauar një artikull për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ku e akuzon se Ali Ahmeti nuk e ka uruar sportistin maqedonas Dejan Georgievski për suksesin e tij në lojrat olimpike ndërsa nga ana tjetër dy herë radhas paska uruar fituesit e medaljes së artë në këto gara xhudistet Nora Gjakova dhe Distrina Krasniqin, shkruan TOP24.

MKD shkruan se nuk e dinë nëse suksesi i Dejan Gerorgievskit është sukses edhe i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Lot gëzimi dhe krenari. Sukses për gjithë shqiptarët me këto fjalë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në FB ka uruar dy herë fituesit e garave olimpike të kosovës që fituan medaljen e artë. Por Ahmeti deri tani nuk ka shkruar asnjë fjalë për suksesnin në lojrat olipike të Dejan Georgievski.

BDI, subjekti i Ali Ahmetit tani më 19 vite është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Për Ahmetin suksesi i sportitëve Kosovarë është sukses i gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse për Ahmetin suksesi i Gerogievsit është sukses edhe i shqiptarëve të maqedonisë” shkruan portali MKD, përcjellë Top24.

https://www.mkd.mk/makedonija/politika/ahmeti-dva-pati-chestitashe-za-medalite-na-kosovskite-olimpijki-nitu-ednash-za

Related Articles

Back to top button
Close
Close