
RMV ka pagën dhe rritjen e Bruto Prodhimit Vendor më të ulët në rajon, kështu deklaroi eksperti ekonomik Visar Ademi. Ai thotë se jeta në vend është bërë shumë e shtrenjtë si në të gjithë Europën, por siç tha ai ne jemi me paga më të ulëta për shkak të kontrollit që ka shteti në sektorin privat. Sipas tij, nëse i lihet sektorit privat të flet për produktivitetin, pagat do të kishin një rritje graduale më të madhe.
VISAR ADEMI, EKSPERT EKONOMIK
“Maqedonia e ka pagën më të ulët në rajon por Maqedonia e ka edhe rritjen më të ulët në rajon sipas GDP-së. Në qoftë se RMV e ka projektuar rritjen e saj në 1.3, 1.5% për 2025 të tjerët e kanë 4,5 deri në 7 % të GDP-së. Kështu që rritja e pagës në mënyrë unilaterale ose të njëkahshme pa involmimin dhe pa konsulte me sektorin privat unë mendoj se është e dëmshme. Pagat nuk duhet të jenë rritje ligjore ose vendim I politikës por duhet të jenë në bashkëpunim me sektorin privat e cila është lokomotiva bartëse e kësaj ekonomie”.
Duke iu referuar rritjes së kostos së jetesës Ademi thotë se Maqedonia e Veriut varfërohet edhe më tepër sepse kostoja e jetesës ose standardi I jetesës në kuptimin e shpenzimeve rritet në ndërkohë të mirëqenies ulet.
VISAR ADEMI, EKSPERT EKONOMIK
“Fuqia blerëse e konsumatorit të Maqedonisë është shumë më e ulët se e atyre të Ballkanit Perëndimor, mos të flasim për ato të Europës, ne varfërohemi më tepër sepse kostoja e jetesës ose standardi I jetesës në kuptimin e shpenzimeve rritet në ndërkohë të mirëqenies ulet. Kjo edhe për shkak të pagave të ulëta domosdoshmërisht por edhe për shkak të varshmërisë të madhe që ka ekonomia e maqedonisë nga importi I produkteve që vijnë nga jashtë. Ne nuk kemi prodhime lokale kështu edhe kostot e produkteve na I diktojnë ato që I importojnë ato produkte. Kështu që varshmëria e ekonomisë nga produktet nga jashtë e varfërojnë qytetarin tonë sepse fuqia blerëse është e ulët dhe e dyta e dërgojnë paranë tek kompanitë të cilat origjinën e kanë në vend tjetër”.
Ademi thotë se duhet të subvencionohet prodhimi lokal me qëllim që kostoja e produkteve finale të jetë më e ulët dhe mos të mvaremi nga jashtë, për t’i mbuluar shpenzimet e importeve dhe për ta mbuluar marzhen që kanë tregtarët me pakicë nga Maqedonia e Veriut.
I pyetur lidhur më kërkesën e opozitës për rritje të pagës minimale në 27.000 denarë, Ademi thotë se ështe ekonomikisht jo e logjikshme pasi që siç thotë ai i bie rritje për 12.5% nga paga minimale aktuale, gjë që thotë ai në një kohë me rritje të BPV-së me 1.3 %, kjo rritje e pagave do ta rëndotne akoma më tepër buxhetin e RMV-së dhe do ta bënte edhe më të varur për borxhe të jashtme.
Sipas statistikave të Eurostatit për vitin 2024, RMV është me pagën minimale më të ulët në rajon.



