LajmeMaqedoni

Albi Qamili godet Blerim Bexhetin: Kush paska ka mbetur t’u dalë zot shqiptarëve?! Ai që e quante Tetovën ‘harem’

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar pas debatit të ashpër të zhvilluar sot në Kuvend mes deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, dhe deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti.

Përmes një postimi publik, Qamili ka kritikuar ashpër Bexhetin dhe ish-funksionarët e BDI-së, duke i akuzuar se për vite me radhë nuk kanë mbrojtur interesat e shqiptarëve, pavarësisht posteve të larta që kanë ushtruar në institucione.

“Paramendo kush paska ka mbetur t’u dalë zot shqiptarëve?! Ai që e quante Tetovën ‘harem’, ai që nëpërkëmbi dinjitetin e shqiptarëve, ai që 20 vjet ishte ministër, deputet e kryetar komune, funksionari i përjetshëm që asnjëherë nuk e hapi gojën për shqiptarët, as kur ata vriteshin, burgoseshin, nënçmoheshin e degradoheshin”, shkruan Qamili.
Ai vlerëson se deputeti Azizi “ia tregoi vendin” Bexhetit dhe figurave të tjera politike që, sipas tij, nuk kanë punuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Qamili ndalet edhe te Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke theksuar se ai duhej të ishte miratuar shumë vite më parë.
“Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat sipas Marrëveshjes së Ohrit duhej bërë qysh para 20 vitesh. Por ata nuk e kishin dertin e shqiptarëve. Ata negocionin për biznese e tenderë. VLEN e negocoi ligjin gjatë formimit të Qeverisë dhe sot përfaqësimin po e bëjmë ligj”, ka deklaruar Qamili.
Reagimi vjen pas tensioneve të sotme në Kuvend, ku debati mes Azizit dhe Bexhetit u karakterizua me akuza të ndërsjella dhe tone të larta politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close