
Gjatë ditës së Enjte, U.D. drejtoresha e I.N. Galeria e Arteve Tetovë, znj. Arbenita Meta priti në takim U.D. Ambasadoren e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e saj znj. Nicole Varnes.
Në këtë takim, U.D. drejtoresha Meta mirëpriti Ambasadoren Varnes së bashku me kuratorin këshilltarin të Galerisë, z. Behar Ferati.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe projektet kulturore që realizohen në kuadër të institucionit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në promovimin e artit, kulturës dhe shkëmbimeve kulturore.
Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua rëndësia e mbështetjes së iniciativave artistike, promovimit të vlerave kulturore dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim krijimin e mundësive të reja për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me gatishmëri për bashkëpunime të ardhshme.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Shkëlqesinë e Saj, znj. Nicole Varnes, për vizitën në institucionin tonë dhe për nderin që na bëri me vizitën e saj. E vlerësojmë shumë interesimin e saj për punën tonë dhe presim me kënaqësi bashkëpunime të ardhshme në promovimin e artit dhe kulturës.



