LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, 546 persona të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2025

Në vitin 2025, numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 6.8% krahasuar me vitin paraprak dhe arrinë në 546 vdekje. Të vdekurit nga vdekjet e dhunshme përbëjnë 2.7% të mortalitetit të përgjithshëm. Në strukturën e vdekjeve nga vdekjet e dhunshme sipas gjinisë, si në vit et e mëparshme, ashtu edhe në vitin 2025, meshkujt kanë pjesëmarrje më të lartë, edhe atë 68.5%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet 82.2%, vetëvrasjet 14.8%, dhe vrasjet 2.9%. 

Në kategorinë e aksidenteve, pjesëmarrja më e madhe kanë vdekjet nga shkaqe të tjera të jashtme të dëmtimeve të rastit me një pjesëmarrje prej 43.4% të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme.

Në kategorinë “vetëvrasje”, pjesëmarrje më të madhe të vdekjeve është për shkak të “varjes, strangulimit dhe sufokimit, me pjesëmarrje prej 7.1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme.

Në kategorinë “vrasje”, rastet tek të cilët vdekjet kanë ardhur si pasojë e e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër e pa shënuar ” ka pjesëmarrje më të lartë me 1.5% të numrit të përgjithshëm të rasteve me vdekje të dhunshme.

Kujtojmë se MPB në raportin vjetor, tregoi se 1.195 raste të dhunës në familje, 1.243 autorë dhe 1.275 viktima janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë raportuar gjithsej 5.436 ankesa, shumica për keqtrajtim psikik. Këto të dhëna tregojnë një rritje prej 10% të rasteve krahasuar me vitin e kaluar dhe një përhapje të gjerë të dhunës brenda familjes në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close