LajmeMaqedoniTopLajm

Rizaov: Zgjedhjet e parakohshme janë blof, realisht deputetët e të gjitha partive janë kundër!

Të gjitha përpjekjet e opozitës maqedonase, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Levica, si dhe kushtëzimi i ndryshimeve kushtetuese nga Lëvizja Besa me zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm se e dëmtojnë rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe zgjasin procesin e fillimit të bisedimeve me BE-në, thotë në një prononcim për Indeks.mk, analisti politik Eroll Rizaov.

Sipas tij, i gjithë ky kundërshtim bëhet për pikë politike dhe se nëse të njëjtat parti vijnë në pushtet, do t’i miratojnë po të njëjtat ndryshime.

“Viti filloi me mjegullajë, a do të jetë edhe më shumë “mjegull”, nuk e dimë, edhe pse pritjet janë të mëdha që disa çështje kyçe historike dhe strategjike të zgjidhjen ose të arrijnë deri në pikën nga ku nuk ka kthim prapa. Kur flas për çështje strategjike, mendoj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), pasi që nëse arrihet deri te anëtarësimi, të gjitha çështjet të cilat i imponojnë të gjitha partitë politike, por edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të zgjidhen në atë periudhë. Duke filluar nga lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i së drejtës, krimi i organizuar, proceset demokratike, arsimi, kultura dhe gjitha segmentet tjera të përfshira në klasterët e anëtarësimit në BE”, deklaroi Rizaov për Indeks.mk

Sipas tij, që të arrihet te kjo, prioritet numër një janë ndryshimet kushtetuese.

“Partitë politike të cilat kundërshtojnë, nëse vijnë në pushtet, do ta bëjnë të njëjtën gjë që bën pushteti aktual, pasi që të njëjtën e kanë në programet e tyre. Tani janë në gjah për pikë politike në këtë periudhë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe shumicë të re që mund të jetë vetëm zgjatje e procesit. Kjo zgjatje është shumë e kushtueshme për Maqedoninë e Veriut. Nëse vjen VMRO-DPMNE në pushtet me partnerë koalicioni, atë që e thonë tani se nuk do të futen bullgarët në preambulën e Kushtetutës dhe nuk do ta bëjmë këtë gjithë, do t’i bëjnë gjitha, madje as që do të shfuqizojnë as Marrëveshjen e Prespës, as atë me Bullgarinë siç kanë deklaruar”, nënvizoi ai.

Duke folur për kushtëzimin e Lëvizjes Besa për ndryshimet kushtetuese, analisti politik Eroll Rizaov konstaton se edhe deputetët aktualë të të gjitha partive janë kundër zgjedhjeve të parakohshme.

“Edhe deputetët aktualë të të gjitha partive politike, nesër i pyesni se a janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të gjithë 120 deputet do të thonë se janë kundër, pasi që nuk janë të sigurt nëse përsëri do të jenë në listat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme. Për Maqedoninë e Veriut më së mirë do të jetë që bullgarët, kroatët dhe malazezët të futën në Preambulën e Kushtetues, ajo nuk ndryshon asgjë dhe nuk cenon identitetin e askujt, por vetëm se do ta përshpejtojë procesin e bisedimeve me BE-në në mënyrë më intensive”, nënvizoi Rizaov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close