LajmeMaqedoni

Mickoski: Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan dëme nga moti i lig në Shkup

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve lidhur me dëmshpërblimin e qytetarëve të prekur nga moti i lig në Shkup, deklaroi:

“Sa i përket dëmshpërblimit të qytetarëve që pësuan dëme nga moti i lig, mund të them se komunat dhe institucionet nën kompetencë të tyre po formojnë komisione. Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t’i paraqesin ato në komisionet përkatëse. Komisionet do të bëjnë vlerësimin dhe më pas, përmes Komitetit për vlerësimin e dëmeve, do t’i dorëzojnë të dhënat në Qeveri. Ne, në përputhje me ligjin dhe praktikën, do të ndërhyjmë dhe do t’i dëmshpërblejmë qytetarët që do të paraqesin dëme. Apeloj tek qytetarët që kanë pësuar dëme të raportojnë, komisioni të dalë në terren, ta konstatojë gjendjen dhe ne si Qeveri të marrim specifikimin e dëmeve, në mënyrë që të mund t’i dëmshpërblejmë.”

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close