Showbiz

Rita Ora bën gafë në emisionin e mëngjesit, nuk dallon dot pjeshkën nga molla – prezantuesit qeshin në studio

Rita Ora u paraqit në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “The Big Breakfast” në Channel 4 të Mbretërisë së Bashkuar të shtunën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndodhej në ShBA kur hyri në një video-lidhje direkte me prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu.

Megjithatë, gjatë intervistës së saj pati një konfuzion, kur Rita u hutua nga diçka në tasin e saj me fruta.

 

Duke marrë një frut në dorë dhe duke e mbajtur pranë kamerës, Rita tha: “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”.

“Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e rrudhur”, spekuloi interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

“Rita, më vjen keq të ta them ty”, ndërhyri prezantuesja AJ, “por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo.

Të qeshurat shpërthyen në studion e emisionit, pasi Rita më pas mund të shihej e hutuar pasi bëri këtë gafë.

“Është?!”, tha ajo. “A e dini çfarë, është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim”, tha këngëtarja shqiptare e cila po paraqitej në emisionin e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por që ishte ora 3 e mëngjesit në Los Angeles – aty ku edhe nga ajo u fut në video-lidhje.

Është e panevojshme të thuhet se momenti gazmor nuk kaloi pa u vënë re në internet dhe tashmë janë krijuar ‘meme’ të shumta nga kjo në Twitter. /Telegrafi/

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close