Showbiz

“Verë e çmendur” për Butrintin – këngëtari mahnitet nga atmosfera e krijuar në Ferizaj me Don Xhonin

Këngëtari i njohur shqiptar, Butritn Imeri, ka qenë mjaft i angazhuar gjatë kësaj vere me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Së fundmi, ai ka performuar në një diskotekë në Ferizaj, në atë që e quan si një prej mbrëmjeve muzikore më madhështore në karrierën e tij.

Butrinti ka interpretuar vet i dyti në këtë mbrëmje, shoqëruar nga reperi Don Xhon, me të cilin vitin e kaluar solli super hitin “Kokaina”.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Se ka qenë një prej koncerteve më të suksesshme të verës, këtë këngëtari Imeri e dëshmoi edhe përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Ai ndau me ndjekësit e tij të shumtë disa fotografi dhe video, përmes së cilave dëshmotne se atmosfera e mbrëmjes ka qenë në nivelin e duhur.

Butrinti ka publikuar momente kur turma entuziazmohen dhe këndojnë njëherësh me të, teksa në fund nuk mungojnë edhe efektet skenike të cilat e bënë edhe më madhështore mbrëmjen.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Në vazhdimësi, ai i ka informuar fansat se do të mbajë koncerte edhe në Gjakovë, Mitrovicë dhe Prishtinë. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

 

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close