SportTopLajm

Rikuperohen Hazard e Modric, Zidane buzëqesh para Elches!

Reali i Madridit do të rikthehet në fushë këtë të martë për sfidën e javës së 16-të të La Ligas ndaj Elches në transfertë. Përpara kësaj sfide trajneri Zinedine Zidane ka marrë 2 lajme të rëndësishme. Eden Hazard dhe Luka Modric janë gati për këtë takim. Të dy titullarët e “Los Blancos” nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Granada. Belgu ka lënë pas problemet fizike dhe u grumbullua në duelin e fundit, por trajneri nuk rrezikoi dhe e la në stol gjithë kohës. Ndaj Elche pritet ta nisë si titullar, njësoj si edhe Modric. Nënkampioni i botës është rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të mos aktivizohej ndaj Granada. 35-vjeçari është gati për takimin e radhës, një lajm që gëzon trajnerin Zidane i cili do ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion për këtë ndeshje. Momentalisht Reali i Madridit pozicionohet në vendin e 2-të të La Ligas me 32 pikë po aq sa edhe Atletico kryesuese që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close