LajmeMaqedoniTopLajm

Rihen këta këshilltarë politik në Gjorçe Petrov

Përplasjet mes dy partive më të mëdha maqedonase në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO-DPMNE duket që nuk kanë mbetur vetëm në nivel të komunikatave dhe konferencave të shtypit, njofton Insajderi.

Tensionet mes këtyre dy partive së fundmi kanë kulminuar edhe me përleshje fizike dhe kërcënime ndërmjet eksponentëve partiak.

Këshilltari i LSDM-së në komunën Gjorçe Petrov (Shkup), Vllado Cvetkovski ka akuzuar se është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Zllate Misajlevski në Këshillin Komunal.

Cvetkovski ka thënë se përveç sulmit fizik ka marrë edhe kërcënime për jetë nga kolegu i tij nga rradhët e opozitës maqedonase. Ai vlerëson se shkak për sulmin është frika e partisë opozitare nga humbja në zgjedhje.

Rasti është denoncuar edhe në polici, prej ku zyrtarisht kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur më datë më 29 dhjetor 2021 pak para ores 13:00. /Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close