LajmeMaqedoniTopLajm

ZAEV: PROGRAMI PËR REFORMA EKONOMIKE SYNON HAPJEN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS

Qeveria ka miratuar programin për reforma ekonomike me të cilat synohet jo vetëm përmbushja e reformave evropiane në këtë sferë, por edhe ringjallja e ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Kryeministri Zoran Zaev, miratimin e programit e ka njoftuar personalisht përmes rrjeteve sociale, ku veç tjerash shkruan se ekzekutivi aktual në vazhdimësi punon për arritjen e qëllimeve që ka ky program.

Zoran Zaev

“Në kontinuitet punojmë në përmirësimin e politikave ekonomike për rritjen e konkurrencës së sektorit të biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Qeveria në seancën e 41-të e miratoi Programin për reforma ekonomike 2021-2023 e cila si obligim është pjesë e reformave konform procesit eurointegrues. Ky dokument strategjik është pjesë e rëndësishme e procesit paraqasës drejt BE-së”.

Programi për reforma ekonomike përmban tre shtylla kryesore, projeksione makroekonomike, plan për buxhet për tre vitet e ardhëshme, Reforma strukturore që kanë ndikim në rritjen ekonomike. Zbatimi i këtyre reformave, siç thuhet në njoftimin e kryeministrit Zaev, është përcaktim strategjik dhe prioritet i Qeverisë për lëvizjen e ekonomisë dhe rritje të përshpejtuar.

Ekonomia në përgjithësi, likuiditeti i kompanive dhe vendet e punës kanë pësuar më së shumti nga efektet e pandemisë me Kovid19. Deri më tani, Qevera ka miratuar katër pako të mbështetjes ekonomike për kompanite dhe qytetarët e prekur drejtëpërdrejtë nga kriza ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa së fundmi është duke u diskutuar edhe pakoja e pestë. Por, kreu I Qeverisë dhe digasteri i financave ka thënë se këto masa janë të përkohshme, ndërsa për një ndihmë afatgjate dhe shpëtim të ekonomisë vendore kanë vlerësuar se nevojiten reforma thelbësore dhe një strategji e shëndoshë ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close