LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi: U strehova për t’iu shmangur presionit dhe kërcënimeve verbale

Deputeti Kastriot Rexhepi sot sqaroi mungesën e tij në ditën e votimit të votëbesimit të Qeverisë. Ai në paraqitjen e tij të parë para mediave tha se edhe po të ishte në sallë, rezultati do të ishte i njëjtë, pasi vota e tij do të ishte në mbështetje të qeverisë aktuale, në mbështetje të siç u shpreh proceseve eurointegruese të vendit. Ndërkohë mos-prezencën e arsyetoi me qëllim të shmangies së presionit dhe sulmeve verbale.

“Vendi zgjodhi rrugën e vërtetë, atë perëndimore. Unë jam i qetë dhe me vetëdije të plotë. Nuk ka vlerë më të madhe se sa vendin tenda ta nxjerrësh në rrugën evropiane dhe atë të NATO-së. Unë Kastriot Rexhepi, aleati i shqiptarëve, maqedonasve dhe i të gjithë tjerëve që shohin përpara, me vullnetin time u strehova në ditën e votimit, që të mos lejoj për shkak të valës së rezultateve të zgjojeve lokale vendi jonë të shkoj në kundërshtim me qëllimin strategjik”, tha Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close