LajmeMaqedoniTopLajm

Kastriot Rexhepi: Betohem në Zot se veprimin e kam bërë sipas bindjes sime

Deputeti Kastriot Rexhepi sot sqaroi mungesën e tij në ditën e votimit të votëbesimit të Qeverisë.

Ai në paraqitjen e tij të parë para mediave tha se edhe po të ishte në sallë, rezultati do të ishte i njëjtë, pasi vota e tij do të ishte në mbështetje të qeverisë aktuale, në mbështetje të siç u shpreh proceseve eurointegruese të vendit. Ndërkohë mos-prezencën e arsyetoi me qëllim të shmangies së presionit dhe sulmeve verbale.

“Vendi zgjodhi rrugën e vërtetë, atë perëndimore. Unë jam i qetë dhe me vetëdije të plotë. Nuk ka vlerë më të madhe se sa vendin tenda ta nxjerrësh në rrugën evropiane dhe atë të NATO-së. Unë Kastriot Rexhepi, aleati i shqiptarëve, maqedonasve dhe i të gjithë tjerëve që shohin përpara, me vullnetin time u strehova në ditën e votimit, që të mos lejoj për shkak të valës së rezultateve të zgjojeve lokale vendi jonë të shkoj në kundërshtim me qëllimin strategjik”, tha Rexhepi.

“I kemi të freskëta zhvillimet e 27 prillit. Që të jesh i vetmi në sall i cili do të votoje kundër mocionit, së paku në ato momente do të ishe pre e sulmit verbal. Fillimisht mendova që të jem në sallë dhe të mbaj fjalëim dhe pastaj të votoj në bazë të bindjes time. Por ne jemi në një demokraci të brishtë”, tha Rexhepi. Qytetarët e dinë se cila ka qenë kauza ime, dhe sdo mend dhe analizë që çdo kush e dinë se vendimi do të ishte në kundërshtim me bindjet e mia”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close