LajmeRajon

Referendumi në PD, Berisha i vetëm në fletën e votimit. Vokshi tregon numrin e anëtarëve, 24 mijë më pak se në 2021

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha, ku 51 mijë demokratë janë thirrur për të votuar. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, procesi i fundit normal për demokratët para se të hynin një një luftë të brendshme, të drejtën e votës e kishin 75 mijë anëtarë.

Në listat e PD Shkodër janë 6800 anëtarw me të drejtë vote të cilët mund të marrin pjesë në këtë proces. Në PD Shkodër në total janë tri qendra votimi, dy tek selia e PD pranë rrugës së ish gjykatës dhe një qendër tjetër për lehtësi është vendosur në njësinë Bërdicë.

Ndërkohë, në Pogradec, lista e anëtarëve është rreth 1200, ndërsa mbi 700 anëtarë konsiderohen aktivë në strukturat e partisë.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e PD-së në Vlorë po u drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën. Në Vlorë, janë 1600 anëtarë me të drejtë vote, Himara 32, ndërsa Selenica 500.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qarkun e Fierit pritet pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë demokratike. Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%. Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë. Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%. Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%. Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Në Bulqizë kanë të drejtë votimi 1300 antar të cilët do votojnë po ose jo për rikonfirmim te kryetarit Sali Berisha. Në Mat kanë të drejtë vote rreth 1420 anëtarë, ndërsa në Bashkinë Klos kanë të drejtë vote rreth 650 anëtarë.

Në qarkun e Gjirokastrës, lista e anëtarësisë përfshin rreth 1989 anëtarë aktivë që pritet të marrin pjesë në procesin e votimit. Në Libohovë, janë regjistruar rreth 450 anëtarë, ndërsa në Dropull numri i anëtarëve pjesëmarrës pritet të jetë rreth 150. Në Përmet, procesi zhvillohet me rreth 400 anëtarë aktivë, ndërsa në Tepelenë pritet të votojnë rreth 250 anëtarë. Ndërkohë, në Memaliaj janë regjistruar rreth 350 anëtarë aktivë, ndërsa në Këlcyrë rreth 450 anëtarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit gjatë kësaj të shtune.

Që në orën 08:00 ja nisur procesi i votimit në të gjitha degët e PD në Qarkun e Dibrës për referendumin i rizgjedhjes së kreut të PD, Sali Berisha në krye të PDSH. Në Dibër numri i anëtarësisë është 1170.

Hapet procesi i votimit në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit. Në selinë e PD dega Elbasan janë rreth 1515 anëtarë që pritet të votojnë. Në Gramsh numri i anëtareve që do të votojnë është 784. Në Peqin rreth 500 anëtarë. Në Belsh numri i anëtarëve është 1073 .

Sakaq, rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close