BotaLajme

Reduktohet rreziku i përdorimit të armëve bërthamore?

Për kancelarin gjerman Olaf Scholz, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në luftën e Ukrainës, në këtë moment është pakësuar.

Olaf Scholz: Rusia ka reshtur së kërcënuari me përdorimin e armëve bërthamore, teksa komuniteti ndërkombëtar ia ka bërë të qartë se kjo është vijë e kuqe.

Në një intervistë për mediat gjermane, Sholc tha se takimi i tij me presidentin kinez Shi Xhinpin në fillim të këtij muaji ka ndikuar në ndaljen e retorikës së kërcënimeve bërthamore. Gjatë kësaj vizite presidenti kinez e tha prerë se armët bërthamore nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë, çka u interpretua si një mesazh ndaj aleatit të tij rus Vladimir Putin.

Vetë shefi i Kremlinit u shfaq me tone të ulura në deklaratat e të mërkurës, kur tha se Rusia nuk është çmendur që të përdorë e para armët bërthamore. Putin paralajmëroi se këto armë do të përdoren vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi bërthamor ndaj vendit të tij dhe se konflikti në Ukrainë do të jetë i gjatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close