LajmeSport

Egzon Gjuka befason me ekip të ri, i bashkohet Deçanit

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, ka befasuar të gjithë me ekipin e ri.

Gjuka, reprezentues i Kosovës, i bashkohet Deçanit.

KH Deçani ka njoftuar me krenari, se kanë bërë një përforcim bombë.

“Kur një kampion i vërtetë zgjedh Deçanin, ambiciet bëhen edhe më të mëdha!

5 herë i shpallur Lojtari më i Mirë në Kosovë.

Për vite me radhë, qendra më dominuese dhe më e mirë e hendbollit kosovar.

Pjesë e kombëtares së Kosovës në çdo kategori – nga U16, U18, U20 e deri te ekipi A.

Sot, një lider, një luftëtar dhe një fitues i lindur i bashkohet familjes së KH Deçani.

Mirë se erdhe, Egzon! Bashkë do të luftojmë për çdo top, për çdo fitore dhe për ta rikthyer Deçanin aty ku e ka vendin! Deçani nuk po ndalet… më e mira është ende përpara!”, thuhet në njoftim e Deçanit

Related Articles

Back to top button
Close
Close