LajmeSport

Real Madridi është përgatitur për largimin e Ramos

Gazetari Josep Pedrerol, që drejton emisionin televiziv spanjoll El Chiringuito, ka zbuluar se Real Madridi nuk pret që ta mbajë Sergio Ramos përtej përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.

34-vjeçari, i cili mbush 35 më 30 mars, ka qenë në bisedime me Real Madridin për muaj me radhë, por tani duket sikur shpresa po zbehet se mund të arrihet një marrëveshje e re.
“Real Madrid tashmë i ka bërë atij një ofertë”.
“Florentino [Perez] i tha ballë për ballë në një dhomë hoteli çfarë mund t’i ofrojë. Ai i kërkoi atij të ulte pagën e tij me 10 për qind, diçka që klubi i ka kërkuar të gjithë skuadrës të bëjë dhe që dy lojtarë e kanë bërë tashmë; [Luka] Jovic dhe [Martin] Odegaard kanë hequr dorë nga 10 për qind që kishin të drejtë në këtë sezon”.

“Sergio Ramos nuk ka rënë dakord për një ulje prej 10 për qind të pagës së tij”, ka thënë Pedrerol.

Sipas gazetarit që njeh mirë ambientin te Real Madridi, klubi është i përgatitur për largimin e kapitenit.

“Që atëherë, Ramos nuk ka thënë asgjë. Klubi e kupton që Ramos po kërkon ofertë që do, por po punon edhe për një largim”.

“Ramos nuk duhet të presë që Florentino ta telefonojë; nëse Ramos dëshiron të qëndrojë, ai duhet të telefonojë dhe të pranojë”.

“Në Real Madrid, ata supozojnë se Ramos do të largohet në 30 qershor”, deklaroi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close