MaqedoniTopLajm

Reagon Qeveria: Nga Bullgaria vijnë deklarata që nuk duken miqësore!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut u prononcua përmes një kumtese të shkruar jo vetëm për deklaratat e Bojko Borisovit, por edhe për të gjitha hapat dhe deklaratat gjatë periudhës së fundit.

Sipas Qeverisë sonë, këto deklarata dhe hapa nuk duken miqësore për popullin maqedonas, duke shtuar se problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu miqësor.

“Me Marrëveshjen e 1 gushtit të vitit 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan se do t’i dekurajojnë provokimet që nuk janë në interes të asnjërës palë, se nuk do të bëjnë pjesë e ofendimeve, akuzave dhe gjuhës së urrejtjes, të cilat nuk sjellin asgjë të mirë për asnjërën palë, e aq më pak për popullin maqedonas dhe bullgar. Në vend të kësaj, Marrëveshja obligon që të mbahet dialog evropian dhe të respektohet në tërësi, duke e përfshirë edhe parimin themelor për mospërzierje në punët e brendshme të të dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close