
Trajneri i skuadrës së Paris Saint Germainit, Mauricio Pochettino, ka folur për gjendjen e Lionel Messit, shkruan Gazeta inFokus.
Sulmuesi argjentinas apo i njohur edhe si ‘pleshti’ ka stërvitur i ndarë nga ekipi pasditen e së enjtes.
Messi ka një shqetësim të vogël muskulor dhe ka bërë një plan individual si masë paraprake”, tha trajneri argjentinas.
Tutje tekniku argjentinas tregoi se nesër do të vendoset se a do të luaj Lionel Messi ndaj Lille, takim ky që do të zhvillohet të premten nga ora 21:0.
Ndryshe, Pochettino për ndeshjen ndaj Lille nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Kylian Mbappes, i cili është i dëmtuar./Gazeta inFokus/