LajmeMaqedoniTopLajm

Rasti në Siniçan, Spasovski: Pse një prokuror duhet t’i paraqitet kryeministrit

Prania e prokurores publike kujdestare Lejla Kadriu në përplasjes e djeshme në bjeshkët e Sinicanit, nuk ndihmoi në uljen e toneve me policinë, por përkundrazi. Prokurorja Kadriu, ka dalë në terren për të konstatuar gjendjen faktike, pas një kallëzimi të policisë së Tetovës, ndaj kreut të Komunës për veprën penale të vetëgjësisë. Por, Kadriu theksoi në vendngjarje se policia duhet të tërhiqet, pavarësisht se kompetencat e saj nuk diktojnë veprimin e policisë. Ndërkohë, në orët e mëvonshme, Kadriu, e pranishme në radhët e banorëve protestues, u filmua nga mediat në një telefonatë me kryeministrin Oliver Spasovski, duke shkëmbyer akuza të rënda.

https://www.youtube.com/watch?v=m9uHPRwMHYw&feature=emb_title

Bisedë telefonike – O.Spasovski dhe L.Kadriu:

“Ju po bëni zotëri Kryeministër, ju po bëni. Unë nuk jam politikane dhe si politikan nuk mund të më drejtohesh. Unë jam prokurore publike që udhëheqë me këtë procedurë para hetimore.”

“Më fyeni, më fyeni! Tani do të dal në press dhe do të tregoj se si ju silleni si Kryeministër ndaj një Prokurori publik.”

“Unë veproj sipas ligjit, unë veproj sipas ligjit. Ju po e mbroni krimin, Ju po e mbroni krimin dhe nuk mundeni kështu të silleni me mua. Unë jam ajo që edhe Katica Janevës i kam thënë se ajo e ka përkrahur krimin.

Por, Kryeministri Oliver Spasovski i tha sot Alsatit se i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e prokurores Kadriu për ndonjë fyerje gjatë bisedës telefonike.

M’u paraqit ajo mbrëmë rreth orës 9 e diçka, bëmë muhabet dhe i thash se ajo nuk duhet të më paraqitet mua, por kryeprokurorit dhe të veproj sipas ligjit. Aq! Jo, jo as kriminalitet asgjë tjetër, por i theksova se të veproj sipas ligjit dhe të luftoj kundër krimit. Së pari, çfarë kërkon një prokuror t’i paraqitet kryetarit të Qeverisë, nuk ka nevojë të më telefonoj. Ajo ka prokurorët le ti thirr ata!”-tha Oliver Spasovski, Kryeministër i RVM-së.

Prokurorja Kadriu, edhe pse e kontaktuar nga ALSAT, nuk dha qëndrim të ri sqarues. Megjithatë, nga biseda më e fundit me të, pas telefonatës me kryeministrin, ajo tha se ka qenë Oliver Spasovski ai që i ka quajtur kriminelë.

Prokuroria e ka dhënë urdhrin e vet në bazë të procedurës penale, prokurori udhëheq me procedurën paraprake hetimore dhe hetimin. Prandaj jam në vendin e ngjarjes edhe kam dhënë urdhër që policia të tërhiqet prej këtu. Policia nuk e respekton urdhrin e prokurorisë! Kryeministri nuk dha asnjë arsyetim pse nuk e tërheqë policinë, por u drejtua se ne këtu jemi kriminelë me 5 mijë banorët që protestojnë këtu”-tha Lejla Kadriu, prokurore.

Nga Qeveria theksuan përsëri përmes njëkomunikate se çështja në fshatin Sinican, duhet të zgjidhet vetëm në përputhje me ligjin dhe në respekt të plotë të kompetencave dhe hierarkisë se institucioneve. Po ashtu, theksohej se policia është në terren vetëm me qëllim të sigurimit të rendit dhe sigurisë publike atje. Çdo banor i vendit tonë ka të drejtë të ketë ujë të pijshëm cilësor, por se procedura duhet të jetë në përputhje me ligjin – theksuan nga qeveria.

tvalsat-m

Related Articles

Back to top button
Close
Close