
Pas më shumë se një muaji lakorja epidemiologjike të rasteve pozitive përsëri në rritje. Gjatë 4 ditëve të fundit përqindja është mbi 10% raste pozitive nga testet e bëra, ndërsa dje kishim rritje deri në 13%.
“Gjatë ditëve të fundit është rritur përqindja e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra, kjo ka ndodhur tre ditët e fundit, kishim trend të uljes prej 10%, arritëm deri në 6.5%, ndërsa tani është rreth 8%” – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.