
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Blerant Ramadani pbrmes një postimi në FB kujton 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë brutalisht.
Srebrenica – një plagë që s’mbyllet kurrë
11 Korriku është një nga datat më të dhimbshme në ndërgjegjen e njerëzimit. Sot përkujtojmë 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë brutalisht.
Kjo ishte gjenocid, i vetmi i tillë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, i njohur zyrtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare.
Srebrenica nuk është vetëm kujtesë për viktimat. Është një thirrje për drejtësi, një paralajmërim për botën, dhe një turp për ata që ende heshtin apo mohojnë krimin.
Ne, si shqiptarë dhe si popull që e njohim dhimbjen, nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Sepse Srebrenica nuk është thjesht çështje e Bosnjës, është një test i ndërgjegjes sonë kolektive.
Kurrë mos të përsëritet më Srebrenica! #Srebrenica #dontforget



