LajmeRajon

Rama në Vatikan pritet nga Papa Francesco

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho, janë pritur pasditen e së shtunës në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Francesco.

Gjatë vizitës Papa Francesco i ka treguar kryeministrit dhe familjes së tij ikonat, librat e Shenjtë dhe sende të tjera me vlerë që ndodhen aty.

Rama po zhvillon sot një vizitë në Vatikan, në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë.

Më herët sot, kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e dhënies së kordonit të madh me yllin “BENEMERENTI” eminencës së tij, Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

Me rastin e kësaj vizite, më herët kryeministri Rama bashkë me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho, kanë vendosur edhe lule në varrin e Papës Klementi XI, i cili ishte shqiptar, i quajtur ndryshe edhe Papa Albani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close