LajmeRajon

Flet xhaxhai i nxënësit që humbi jetën në Gllogjan: Vëllai e gjeti të gjallë Ledionin në autobus, ai vdiq më pas

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, një prej nxënësve që humbi jetën nga sulmi me armë në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se ka qenë babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i autobusit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt, ka viktima’”, ka treguar ai për News24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close