LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Pushteti mbron fajtorët e aksidentit të autobusit në Bullgari

Është turp që për LSDM-në dhe Qeverinë nuk është fajtor korrupsioni në institucione për rastin me aksidentin tragjik, por viktimat që nuk e kanë parë korrupsionin, thonë nga VMRO-DMNE.

Në komunikatën e partisë së Mickoskit, mes tjerash thuhet.

“Koordinatori nacional për menaxhim me kufijtë i emëruar nga LSDM-ja, Vlladimir Pivovarov, i cili gjithashtu është përgjegjës që autobusi i Besa Trans 135 herë ka kaluar kufirin pa leje për qarkullim ndërkombëtarë, nuk gjen faj në vetevete, për punën të cilën nuk e ka kryer, dhe për të cilën paguhet nga qytetarët, por tek pasagjerët që nuk e kanë kërkuar licencën për qarkullim ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti deklaratën e Pivovarovit e cilësojnë si skandaloze dhe mbulim të lëshimeve dhe paaftësisë së tyre.

Nga partia e Mickoskit shtrojnë pyetjen se pse Zaev, Pivovarov, Spasovski, Boçvarski, iseni dhe të tjerët marrin paga nga shteti, në rast se qytetarët janë ata të cilët duhet të kryejnë kontrolle.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close