
Me vendim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 29.Shtator komunës së Tetovës i janë ndarë mjete në vlerë prej prej katër milion eurove ose kundërvlerë në denarë (250.165.143 denarë), shkruan Top24
Më 24.Tetor kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sekdiu së bashku me ministrin e finansave nënshkruan marrëveshjet për pranimin e mjeteve nga buxheti i qeverisë, mjete këto të destinuara për shlyrjen e borxheve të komunave.
Ndryshe përmes një postimi të kryetarit të komunës së Tetovës proklamohet se komuna ka shlyer borxhin duke ulur ate nga 14milion euro në 18 milion euro. Kujtomë që komuna e Tetovës ka funsksionuar me llogari të bllokuar dhe kështu pagesa e borxhit eshte bërë përmes një përmbarimi.Top24






