
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar foto dokument ku komuna e Tetovës në kuartalin e tretë ka deklaruar në ministrinë e finansave një borxh prej dymbëdhjet milion euro dhe kështu me 4milion eurot e qeverisë borxhi del të jetë ulur në tetë milion euro, shkruan Top24
Reagimi i plotë i këshilltarit Liridon Disha;
Ky është borxhi që e ka paraqitur Komuna e Tetovës në kuartalin e 3. Mund ta verifikon lehtë nëse klikoni në linkun e Ministrisë së Financave.
👉 https://finance.gov.mk/%D0%B5%D1%81%D0%BF%D0%B5%D0%BE/
Prej kësaj del se borxhit prej përafërsisht 12.000.000 eurove (748.886.902 denarë) kur i minusohen afërsisht 4.000.000 eurot (250.000.000 denarët) e Ministrisë së Financave përmes fletobligacioneve, ai arrin në afërsisht 8.000.000 euro.
👉 Kjo dëshmon qartë se Bilall Kasami NUK KA ULUR BORXH. Borxhin e ka ulur ALI AHMETI përmes Ministrit të Financave Z. Fatmir Besimi.
NE DO TË VAZHDOJMË TË PËRKUJDESEMI PËR QYTETARËT TANË DHE GËNJESHTARËT DO T’I DENONCOJMË SA HERË TË PRODHOJNË GËNJESHTRA!




