LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria e Maqedonisë: Nis procedura për blerjen e 200 mijë vaksinave shtesë kundër COVID-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e djeshme, e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për blerjen e vaksinës kundër SARS-Cov-2.

Me vendim të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë detyrim ta zbatojë procedurën për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës së paaktivizuar kundër COVID-19.

“Bëhet fjalë për blerje të sasive shtesë përveç atyre të mekanizmit KOVAKS prej 833,000 doza vaksinash për të cilat Ministria e Shëndetësisë pagoi paradhënie dhe siguroi garancinë financiare, duke përmbushur kështu detyrimet financiare që rrjedhin nga kontrata. Sipas njoftimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para të këtij prokurimi pritet të dorëzohen në gjysmën e parë të shkurtit”, thonë nga Qeveria.

Ata gjithashtu thonë se nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë janë në fazë përfundimtare me prodhuesin “Pfizer”, për blerjen e edhe 800 mijë vaksinave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close