LajmeMaqedoniTopLajm

Qamili: Nuk na mjafton vetëm Tetova, ndryshimin do ta sjellim edhe në nivel qëndror

Para një numri të madh të pranishmish, UD kryetari i forumit rinor të Lëvizjes BESA, Albi Qamili ka theksuar se rinia e BESËS me një përkushtim të jashtëzakonshëm ka qenë motori i ndryshimit në Tetovë.

Ai tha se me të njejtin motiv, rinia duhet tia vë prirotet vetes që ndryshimin pos në Tetovë ta sjell edhe në nivel qëndror.

“Para vetes kishim një ideal madhështor, të pastër dhe fisnik për të cilin vullneti per tia arritur rritjet dita ditës. Këtë ideal të pastër e njohën edhe shumë të rinjë, andaj çdo ditë ata bashkohehsin me Lëvijen Besa, me profesor Bilall Kasami për të arrit deri tek ajo që të gjithë e donin, ndryshimi i pushteti që shkatërroi çdo vlerë që kishte Tetova e bukur. Andaj sot para jush dua ti vendos qëllim vetvetes që me fitoren e Tetovës ne nuk duhet të vetëmjaftohemi dhe se ndryshimin shumë shpejt duhet ta sjellim edhe në nivel nacional”, tha Qamili para të pranishmëve.

Kujtojmë që sonte Forumi Rinor i Lëvizjes BESA është duke mbajtur konventën themeluese të degës rajonale në Tetovë, ku do të zgjidhet kryetari dhe kuvendi i rinisë së Tetovës me rrethinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close