LajmeMaqedoniTopLajm

Qamili: Derisa VLEN të jetë në Qeveri, gjuha shqipe nuk do të preket

Përfaqësuesi i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjuha shqipe nuk do të preket, përkundrazi do të avancohet sa kohë që VLEN është pjesë e Qeverisë.

Ai u shpreh se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka sjellë përparim në përdorimin e shqipes, por sipas tij, ai nuk është i mjaftueshëm.

“Z. Kostadinoski mund të flet sa të dojë. Është fakt i pamohueshëm që derisa VLEN-I të jetë në Qeveri, gjuha shqipe nuk do të preker, përkundrazi do të avancohet. Është fakt se gjuha shqipe ka avancuar prej ligjit për perdorimin e gjuhëve por ne përsëri e themi dhe nuk nguroojë ta themi se ky ligj nuk është i mjaftueshëm dhe faktes se ky ligj nuk është i mjaftueshëm i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim. Gjuha shqipe në Maqedoni fatkeqëisht nuk është si gjuha shqipe në Kosovë dhe këtë opinioni e ka të qartë”, deklaroi Qamili.

Related Articles

Back to top button
Close
Close