LajmeMaqedoniTopLajm

Pollozhani: BDI ua ka kthyer dinjitetin shqiptarëve

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Pollozhani, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjatë kohës sa BDI ka qenë në qeverisje, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u është kthyer dinjiteti dhe është përmirësuar përfaqësimi i tyre në institucione.

Sipas tij, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë qeverisjes së BDI-së.

“Çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat e dinë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Para se të vinte BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarët kanë pasur qasje shumë më të kufizuar në institucione. Shqiptarët nga rreth 2 përqind kanë arritur deri në 22 përqind përfaqësim, pikërisht gjatë qeverisjes së BDI-së. Ju mund të baltosni sa të doni, por Bashkimi Demokratik për Integrim ua ka kthyer dinjitetin shqiptarëve. Tani po preket edhe krenaria e tyre”, deklaroi Pollozhani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close