LajmeRajon

“Punimet që u nisën në dritë i zuri terri”, po mbahet procesi i votëbesimit ndaj Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës po e mban aktualisht procesin e votëbesimit ndaj kryetarit të saj aktual, Lumir Abdixhikut.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, po qëndron në vendin e ngjarjes, ku ka dhënë informatat më të fundit nga atje.

Ajo tha se punimet po vazhdojnë me dyer të mbyllura, ashtu siç po bëhet edhe me votimin.

“Punimet që nisën në dritë tashmë i zuri terri, meqenëse ende janë duke vazhduar këtu brenda sallës ku po vazhdojnë punimet ne dyer të mbyllura, meqenëse kështu është vendosur edhe nga delegatët që ato të mos jenë publike dhe të mos përcillen nga mediat”, ka raportuar Bellagoshi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Të mbyllur kanë vendosur që ta bëjnë edhe votimin për të ditur më pas nëse do të vazhdojnë me Lumir Abdixhikun si kryetar apo duhet të vazhdojnë më tutje me një proces votimi ku do të zgjedhin në mes të Abdixhikut, nëse ai do të ishte sërish kandidat, dhe atyre të tjerëve që do ta pretendonin pozitën e tij”.

“Me aq sa ne kemi kuptuar nga brenda se çka është duke u zhvilluar, tashmë ky proces ka nisur dhe po vazhdon bazuar në degët, pra duke nisur nga ato të Prishtinës, me të gjitha nëndegët e tyre, që kanë votuar të parët në një kuti votimi me proces të mbyllur, derisa më tutje është vazhduar me Pejën, Gjilanin e tutje”

Related Articles

Back to top button
Close
Close